Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.
Në përfundim të mbledhjes maratonë që zhvilloi sot me kryebashkiakët e vendit në Durrës, kryeministri tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata individë që tregtojnë qumësht dhe produkte bulmeti pa faturë.

Për rrjedhojë Rama njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.

“Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu