Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka marrë një ftesë personale nga presidenti amerikan Donald J. Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar dhe krijuar nga vetë Trump.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese, duke e cilësuar këtë zhvillim si një arritje ndërkombëtare të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.


“Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite, duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme dhe të respektuar botërisht si asnjëherë më parë”, shkruan Rama.
Kryeministri nënvizon se kjo ftesë është edhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për nivelin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se respekti dhe konsiderata nga presidenti Trump janë të posaçme.
Rama shprehet se do të jetë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar dhe të kryesuar nga presidenti amerikan, me të cilin Shqipëria do të punojë ngushtë në këtë iniciativë të re globale.
Postimi i kryeministrit mbyllet me një mesazh falënderimi për presidentin amerikan dhe me urimin:
“God bless Albania and the United States

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu