
“Europa në sytë e fëmijëve” është atelia gjigante e cila po udhëton në çdo qytet të Shqipërisë dhe ku fëmijët shqiptarë përcjellin përmes artit këndvështrimin e tyre për Europën.
Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga angazhimi i fëmijëve të Beratit dhe Elbasanit, të cilët përmes programit “Art, Zeje, Sport” do të lënë “gjurmën” e tyre në Shtëpinë e Europës, në Tiranë ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e vendeve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
“Kontributet e fëmijëve në Berat dhe Elbasan për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Punimet e fëmijëve do të bëhen fotografi dhe do të përfshihen në albumin madh që do të bëhet me rastin e samitit./Oranews