
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë (14 maj) në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej simpatizantët dhe strukturat e partisë për të festuar fitoren e 11 majit.
Kreu i qeverisë ka falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë duke i siguruar PS-së mandatin e katërt qeverisës.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Partia Socialiste ka siguruar deri në këto momente 83 mandate, duke tejkaluar shifrat e 2021-shit, me 9 mandate më shumë.
775641 vota i janë besuar socialistëve nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Deri mëngjesin e kësaj të mërkure, nga diaspora janë numëruar 79409 zarfe nga 194889 në total./tvsh