Në Tiranë u mblodh sot Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.

Internacionalja Socialiste dhe partitë simotra europiane ndodhen në Tiranë për të mbështetur Partinë Socialiste në fushatën zgjedhore të 11 majit për “Shqipërinë 2030”.

Rama me Komitetin e Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste: Shqipëria ka shanse reale të hyjë në BE! Yjet janë në drejtimin e duhur
Kryeministri Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të Partisë Socialiste. Ai theksoi se nuk është lehtë të shohësh njerëz që ka njohur për një kohë të gjatë, të përballen me drejtësinë për akuzat ndaj tyre. Megjithatë, Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë për të luftuar për forcimin e sundimit të ligjit.

Rama theksoi se tani autoriteti i ndëshkimit është kaluar nga ekzekutivi në sistemin gjyqësor, duke nënkuptuar se është gjykata ajo që merr vendimet për të procesuar dhe ndëshkuar individët që shkelin ligjin.

Rama: Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi. Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

Në fjalën e tij, Rama tha se Tirana ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur këtu ku është sot.

Është e gjallë, theksoi ai, ka një kryeqytet që ndryshon dita-ditës dhe po bëhet një medalion krenarie për të gjithë ne, që themi jam nga Tirana, jetoj, punoj dhe mikpres miqtë në Tiranë.

Kryeministri Rama vuri në dukje se në mandatin e katërt qeverisës SP do të përmbush misionin për integrimin e vendit në BE.

“Jemi në fund të mandatit të tretë të qeverisë sonë progresive dhe presim me padurim një fushatë mjaft tërheqëse zgjedhore për të marrë mandatin e 4-ërt dhe për të përmbushur misionin që kemi marrë me shumë seriozitet, për të çuar Shqipërinë në BE dhe për ti dhënë fund një historie të gjatë diskriminimi e margjinarizimi”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu