‘Dy protesta ka pasur Shqipëria, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve, të tjerat janë shfaqje politike’ thotë kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb.
Karrierë me parti? Rama: Iluzion! Ndërsa ata që nuk janë për auditor merren me politikë, ata me arsim profesional bëjnë biznes
‘Pista e Formula 1 në Elbasan’ Rama: Jemi në hapat e fundit para firmosjes! Do të jetë sfiduese por dhe motor ekonomie për vendin
Dy protesta ka pasur Shqipëria, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve, të tjerat janë shfaqje politike’ thotë kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb
Gjatë diskutimit me Shaqirin biseda u përqëndrua tek të rinjtë. Shaqiri tha se një pjesë e të rinjve e shohin politikën si të parën që të investohen. Nuk shikohen tek vetja, të kenë kapacitet dhe më pas të investohen tek politika.
Për këtë Rama kishte një koment
“Fillojnë të merren me politikë se mendojnë hajde se po kapim ndonjë gjë në politikë duke u lidhur me një parti apo tjetër por është thjesht një iluzion se nuk funksionon” tha Rama.
Rama veçoi protestën e studentëve e cila grumbullonte njerëz me minuta. Veçoi dhe elementin se studentët nuk pranuan që të politizohej.
“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë.
Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda. Një tjetër element i protestës së studentë” tha Rama./Shqiptarja.com