Deri më tani raportohet se Rama është takuar me 4 nga drejtuesit e qarqeve, që janë Blendi Klosi i Dibrës, Mirela Kumbaro e Gjirokastrës, Ulsi Manja i Lezhës dhe Emirjana Sako e Durrësit. Të gjithë këta persona pas takimit janë larguar nga vila, ndërkohë që aktualisht aty ndodhet drejtuesi i qarkut të Shkodrës Benet Beci.

Ajo që nuk dihet është nëse diskutimet do të përqëndrohen vetëm ditën e sotme apo do të zgjaten edhe ditën e nesërme pasi ka qarqe që janë të mëdha me shumë emra që duhen diskutuar edhe për situatën politike, si përshembull qarku i Tiranës i cili është i rëndësishëm sidomos pas arrestimit të një prej drejtuesve të qarkut Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” dhe sigurisht që do të diskutohet dhe situata e re politike në qarkun e Tiranës dhe lista e kantidatëve të këtij qarku dhe qarqeve të tjera.

Këto diskutime vijnë pas dy ditësh intensive takimesh të kabinetit qeveritar dhe drejtuesve politikë që ka bërë Rama pikërisht në Pallatin e Brigadave gjatë ditës së djeshme dhe ditës së premte./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu