
Kryeministri Edi Rama nga Berlini ka deklarua se ministrja Diella është “shtatzënë” dhe pret 83 fëmijë.
Rama:Në fakt, ju detyrohem sepse normalisht më ngacmoni, ju gjej në çdo vend të botës. Morëm goxha rrezik sot me Diellën këtu dhe ia dolëm shumë mirë. Ndaj për herë të parë Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili për çdo anëtar të Parlamentit dhe do të shërbejë si asistent dhe do të mbajë shënim, për çdo gjë që do të ndodhë dhe do të japin sugjerime. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së vet.
View this post on Instagram
Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë në seancë kur ti s’ke qenë. Mos e provoko se ajo mund të sigurojë një Ali Asllan që do të jetë me mua kudo dhe s’do të kem nevojë për ty.
 
            
 
	