Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se operacioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me intensitet në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. Sipas tij, deri nesër në kryeqytet do të jenë çliruar rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqe të zëna në mënyrë të paligjshme.

Rama theksoi se puna nuk do të ndalet më, as në Tiranë, as në qytetet e tjera, dhe veçanërisht jo në bregdet apo në zonat e mbrojtura, ku ky fenomen është përhapur në mënyrë të pakontrolluar.

Ai bëri të ditur gjithashtu se po punohet paralelisht për projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, një nismë që përfshin bashkëpunimin me arkitektë të huaj dhe vendas për transformimin e hapësirave urbane.

Sa i përket vendosjes së tavolinave në ambiente të jashtme, Kryeministri njoftoi se së shpejti do të publikohet një plan i ri rregullator, ku do të përcaktohet qartë se 75% e hapësirës do t’u takojë këmbësorëve dhe vetëm 25% njësive të shërbimit.

Sipas Ramës, nuk do të lejohet ndërtimi i asnjë lloj strukture në trotuare, përveç rasteve të veçanta ku hapësira është e bollshme dhe ekziston një projekt urbanistik i miratuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu