Kreu i qeverisë ka folur për një marrëdhënie të re me shtetet si Indonezia apo Filipinet, që sipas tij në këto vende po trokasin edhe anëtaret e BE për fuqi punëtore.
Sipas kryeministrit Rama, këtu dy vende kanë një interes të madh për Shqipërinë për punëtorë.
‘Radha është shumë e gjatë- tha Rama- por duke qenë një vend i vogël duke arritur të kultivojnë sic duhet raportet që përcaktojnë edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj se do bëjmë kapërcime të radhës’
Nga ana tjetër kemi arsye të qenësishme për të besuar dhe investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja qoftë në Indonezi për të mbuluar atë pellg atje. Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ka një interes të madh për ne, ashtu si edhe me Filipinet, pasi të gjitha vendet e BE janë duke trokitur në ato dyer për forca pune. Kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë një vend i vogël duke arritur të kultivojnë sic duhet raportet që përcaktojnë edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj se do bëjmë kapërcime të radhës”, u shpreh kryeministri.
“Në Afrikë jemi të munguar dhe unë besoj se është e drejtë që të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye, por një arsye kryesore për të mbështetur formësimin përfundimtar të subjekvitetin ndërkombëtar të Kosovës”, tha Rama në hapjen e konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”./Panorama