Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me kandidatët për deputet në qarkun e Vlorës është ndalur edhe tek barazia para ligjit, të cilën e ka quajtur një lëvizje tektonike, sipas tij qasjen e re të drejtësisë.

Rama ka theksuar se është mbështetja e socialistëve dhe merita e tyre për luftën që drejtësia është duke bërë ndaj korrupsionit.

“Liria individuale në Shqipëri mund të granatohet njëherë e mirë vetëm nëse hyn ënë familjen europiane dhe nëse ky popull bashkohet me të gjithë popujt e Bashkimit Europian nën ombrellën e BE ku bëhet e pamundur oppër këdo qoftë që udhëheq këtu që të devijojë rrugën e popullit shqiptar duke cënuar dhe kërcënuar lirinë individuale. E nëse për lirinë individuale kjo ëhstë kështu imagjino çfarë ështëbkjo për barazinë para ligjit. Barazia para ligjit që për herë të parë në historinë tonë dhe këtë e them dhe duhet tat hemi të gjithë me zë të lartë me krenari nuk mund të kompleksohemi nga disa injorantë, se çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit nuk mund të na kthehet në një arsye për t’u ndier fajtorë.

Përkundrazi, unë jam krenar për këtë që po ndodh dhe e konsideroj këtë një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. Përtej të gjitha boshllëqeve e lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë. Ne kemi institucione të reja të drejtësisë dhe ne kemi institucione që po luftojnë për të vendosur barazinë para ligjit dhe kjo është panorama e përgjithshme. Duke qenë se ne jemi shumë afër zjarrit dhe politika ka atë oxhakun e vet me zjarr ku të gjithë janë pranë dhe ndihet ajo që ndodh, e kemi ende të vështirë ta shohim këtë proces më ftohtë. Por do të shikohet qartë se ky është momenti kur u hodh themeli i një ngrehine që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri i barazisë para ligjit. Dhe për këtë merita është e jona dhe vetëm e jona”, shprehet Rama.

Ndër të tjera Rama nga Vlora u shpreh se Shqipërisë i është hapur dera e anëtarësimit në BE dhe kjo ëstë një aktualitet tashmë.

“Nëse sot ne jemi në ballë të të gjithë procesit të anëtarësimit në BE duke e nisur nga një vend që nuk na i hidhnin sytë, kjo ka ndodhur si rezultat i vizionit tonë. Dhe këtë barazi përpara ligjit që ne e synojmë ju e shikoni që forcat tjera tjonë në 11 Maj na jepni votën në 12 Maj ne do të shkrijmë SPAK-un, dmth do e kthejmë historinë nga e para. Na është hapur dera që anëtarësimi në BE të mos jetë një perspektivë, por të jetë një aktualitet. Nuk ka qenë deri dje. Zgjerimi nuk ka qenë në rendin e ditës. Këtyre analistëve të rrjeteve sociale, iu them që kur thoni, pse nuk e futet 12 vjet në BE Shqipërinë dhe do e fusni këto 4 vite, nuk dini çfarë flisni. Ne jemi sot të barabartë dhe na thonë, duam të fusim Malin e Zi dhe Shqipërinë në BE. Është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e fatit të Evropës. Përtej asaj që kemi bërë ne, ata duan të zgjerojnë BE dhe duan të marrin anëtarë të rinj tani. Si mund ta humbim ne këtë shans?

Të diskutosh tani për kë do votosh, ne jemi në kohën dhe vendin e duhur. Ne mendojmë se jemi edhe forca e duhur. Në kohën e duhur ndodhemi ne sot, siç ndodhej PD në 1991-1992. Të votosh sot për PS, nuk do të thotë të jesh mbështetës i PS apo të jesh dakord me çfarë ka bërë PS”, thekson Kryeministri./tvklan.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu