Anëtarësimi në Bashkimin Europian është nje mundësi historike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një interviste të dhënë për televizionin austriak ORF, i cili thekson se shpejtimi i procesit lidhet edhe me situatën gjeopolitike, siç është kërcenimi rus.

“Diçka shumë e rëndësishme ka ndryshuar, konteksti gjeopolitik në Evropë. Dhe për fat të keq, ”ndihma” e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit që ishin lënë pas dore. Ballkani Perëndimor ka problemet e veta, por mendoj se situata nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot. Procesi i afrimit me BE-në po ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të caktuara”, tha Rama.

Pyetjes së gazetarit se nëse Shqipëria pret t’i lehtësohen kriteret për anëtarësimin, Rama shton se Brukselit i nevojiten anëtarët e rinj, por kjo nuk nënkupton shmangien e detyrimeve për t’u permbushur.

“Nga një perspektivë gjeopolitike, është e nevojshme që BE-ja të forcojë radhët e saj dhe të pranojë anëtarë të rinj në mënyrë që të jetë e plotë. Por kjo, sigurisht, lidhet me aftësinë dhe gatishmërinë e vendeve kandidate për të qenë në nivelin e kërkuar. BE-ja mund të ushtrojë presion politik për të përshpejtuar procesin e afrimit, por nuk do të pranojë askënd që nuk i plotëson të gjitha kriteret”, tha Rama.

Teksa një pergjigje ka edhe për objektivin e vendosur për mbylljen e negociatave në 2027 dhe për pengesat që mund të nxjerrin shtetet skeptike, ku në France kërkohet edhe një referendum për pranimin në BE të një shteti të ri anetar.

“Është e vërtetë që dy vjet e gjysmë është një kohë shumë e shkurtër dhe se kjo nuk është tipike për procesin. Por, nga ana tjetër, ne punuam shumë dhe u përgatitëm mirë. Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat. Unë besoj se sot duhet të përqendrohemi në përmbushjen e angazhimeve tona. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, por për atë që po luajmë aktualisht. Dhe kjo lojë ka të bëjë me përmbushjen e të gjitha angazhimeve tona për të përfunduar negociatat. Pas negociatave, marrëveshja u dërgohet të gjitha shteteve anëtare, ku parlamentet normalisht kryejnë ratifikimin. Në rastin e Francës, do ta shohim kur të vijë momenti i vendimit”, u shpreh Rama.

Pas sigurimit të mandatit të katërt, që e cileson edhe si një fitore historike, Rama zbulon edhe tre objektivat më të rëndësishme për katër vitet e ardhshme.

“Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian”, tha Rama.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu