
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironitë ndaj deputetit Lulzim Basha, gjatë rubrikës së tij të zakonshme “Sy m’Sy” në rrjetet sociale.
Teksa një komentues i kërkoi që ta ftonte Bashën në një lidhje live, Rama u përgjigj me batuta, duke e akuzuar atë se “fle gjumë shumë”.
View this post on Instagram
“Jo live nuk e fus dot se është duke fjetur tani. Por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar sërish dje dhe do t’i jap një përgjigje. Lëre të flejë edhe pak, ai zgjohet në 12. Tani që është zgjuar, se kur nuk zgjohet, nuk zgjohet ai. Ai feston Vitin e Ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të fillon më 22 qershor, por është zgjuar këtë herë. Më ka surprizuar,” – tha Rama me ironi.
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur ndryshe kësaj radhe kryeministrit Edi Rama. Basha ka postuar një video duke drejtuar makinën dhe me këngën e Unikkatilit “Ku t’metën shokt”, dhe pyet kryeministrin ku e ka Lalin, Benin, Terin, Beqën, Sajen dhe Çyrben. Postimi i plotë i Bashës: O Rame, ku i ke shokët? Ku e ke Lalin? Ku e ke Benin? Ku e ke Terin? Ku e ke Lir Beqen? Po Sajen? Po Çyrben? Ku t’mbetën shokët Rame???
View this post on Instagram