
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si “minimalisht të çuditshëm” procesin hetimor, ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i nisur sipas tij, nga një novele anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh.
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të qytetarëve, në rubrikën “Sy m’sy”, në rrjetet sociale, Rama tha se autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurorët dhe gjykatësit paraprak bashkë, kanë arritur që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në parapaburgim.
Kryeministri shtroi pyetjen se kush do të kujdeset për të çuar këtë fëmijë në shkollë dhe për ta ushqyer ndërsa theksoi se ka raste të tjera që janë trajtuar ndryshe dhe nëna është hetuar në gjendje të lirë.
Ndërsa theksoi se i hoqën kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet me 1 mijë e një punë në ditë, pa gjyq.
“Ne nuk do të ngutemi, do të mundohemi të krijojmë një opinion të konsoliduar për aktakuzën për të cilën gjykatësi ka vendosur t’i heqë kokën bashkisë së Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet me 1 mijë e një punë në ditë pa gjyq”, theksoi kryeministri
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live në rubrikën “Sy m’sy”, komentoi arrestimin e djeshëm të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë në shpatulla çerekmilion zgjedhës është një ngjarje tejet e madhe që unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare nuk kam koment”, tha Rama.
Rama theksoi se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj.
“Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazën që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj e palëkundur, por ama nuk ka më pse të mos shprehim edhe opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur”, shtoi Rama.
Kryeministri u shpreh se kritikat duhet të ndihmojnë një drejtësi jo thjesht të pavarur të hetojë e godasë majtas e djathtas kë konsideron të arsyeshme, por edhe një drejtësi me standarde të paqortueshme demokratike, europiane.
“Aq më tepër kur në mexhelisin tonë u bë 5 vjet që flasin të tërë mbarë e mbrapsht për këdo që bën parakalimin para kamerave të paralajmëruara te SPAK dhe vetëm ne, PS, garante e Refomës në Drejtësi, forca që qeveris vendin heshtin. Heshtja jonë patjetër që i ka ndihmuar shumë institucionet e reja të drejtësisë deri këtu”, shtoi Rama.
Sa i përket thirrjes Rama ik kryeministri u shpreh : “Dorëheqje? Ne jemi në pushtet prej 12 vitesh. Cila gjysma e qeverisë? Llogarisni dikë që ka qenë më parë, qoftë i partisë sonë qoftë i koalicionit. Më tregoni një anëtar i kabinetit qeveritar që nuk është larguar dhe është marrë dhe trajtuar nga drejtësia për arsyet e veta e nuk kam koment ende.
Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6-ish ministra që kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë? Çfarë do të thotë kjo? Cilën dorëheqje kërkoni për çfarë? Apo se do e ngremë Shqipërinë në majë në 2030! Kushdo të qeverisë bujrum, ja sheshi ja mejdani! Beteja jonë është serioze. Unë llogaritë i kam me historinë, prandaj rri këtu. Nuk kam asnjë arsye tjetër.”
Ndërsa për cështjen e 21 janarit Rama tha : ” Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri sic i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas.”
Në rubrikën Sy m’sy” Rama thotë se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin.
Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, ga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara në shërbime të modernizuara.
Rama reagoi dhe për konsulentin e fushatës së Trump,Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike
Dje trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump.
I acaruar për shkak se transmetimi kishte ndërprerje Rama u pa i acaruar dhe reagoi duke përplasur tavolinë dhe sharë ‘Fuck you’
‘Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!”/shqiptarja