Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin 2025.

yacht hotel sarande

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike dhe mbështetje.

“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025

Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan kryeministri në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu