Friedrich Merz ka deklaruar se kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina kanë rënë prej kohësh dhe e mbështet përdorimin e tyre edhe për sulme brenda territorit rus. Ky qëndrim është ndryshim i theksuar krahasuar me pozicionin e mëparshëm të qeverisë gjermane.
Debati për furnizimin apo jo të Kievit me raketa lundruese gjermane, Taurus, është ndezur sërish pas deklaratave të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, për ta lejuar Ukrainën t’i godasë shënjestrat ushtarake thellë brenda Rusisë me raketat e furnizuara nga Perëndimi.
Debati është kthyer në qendër të vëmendjes po ashtu në një kohë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e vizitoi Berlinin të mërkurën.
Debati për furnizimin apo jo të Kievit me raketa lundruese gjermane, Taurus, është ndezur sërish pas deklaratave të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, për ta lejuar Ukrainën t’i godasë shënjestrat ushtarake thellë brenda Rusisë me raketat e furnizuara nga Perëndimi.
Ukraina ka kohë të gjatë që ia kërkon Gjermanisë këto raketa gjermano-suedeze, të cilat mund ta godasin cakun me saktësi të lartë në objektiva deri në 500 kilometra larg.
Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, paraardhësi i Merzit, Olaf Scholz, nuk kishte pranuar të dërgonte raketat Taurus për shkak të kërcënimeve nga Kremlini se kjo do ta bënte Berlinin pjesë të luftës.
“Vonesat gjermane nën udhëheqjen e Scholzit i dhanë Rusisë përparësi operacionale dhe ia mundësuan asaj ta përshtatë mbrojtjen dhe taktikat e saj”, tha për Radion Evropa e Lirë John Foreman, ish-atashe ushtarak britanik në Moskë dhe Kiev.
“Shtimi i një aftësie tjetër, edhe pse me vonesë, do të ishte i dobishëm për Ukrainën. Por, nuk jam i bindur se do ta ndryshojë rrjedhën e luftës”, shtoi ai.
Çfarë raketash me rreze të gjatë veprimi ka Ukraina?
Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, vendet perëndimore e kanë furnizuar Kievin me armë që janë në gjendje ta godasin shënjestrën shumë prapa vijave të frontit rus.
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë dërguar raketat Storm Shadow/Scalp me rreze veprimi prej rreth 250 kilometrash, ndërsa SHBA-ja ka dërguar sistemin raketor taktik ATACMS me rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.
MBDA Taurus am Eurofighter, in Manching
Këto armë fillimisht u furnizuan me kusht që të përdoren vetëm kundër objektivave në territorin ukrainas të pushtuar nga Rusia.
Por, në nëntor të vitit të kaluar, administrata e atëhershme e presidentit Joe Biden deklaroi se Ukraina mund t’i përdorte ATACMS në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat e saj po përpiqeshin të mbanin nën kontroll një pjesë të vogël territori rus.
Pak pas kësaj, u raportua përdorimi i raketave Storm Shadow/Scalp brenda territorit rus.
Tani duket se Merz i ka komentuar ato zhvillime.
“Shtetet që vendosën kufizime për armët me rreze të gjata, i kanë braktisur ato kushte prej kohësh”, tha ai më 27 maj.
“Ukraina ka të drejtë të përdorë armët që merr – përfshirë edhe përdorimin e tyre përtej kufijve kombëtarë kundër shënjestrave ushtarake në territorin rus”, shtoi ai.
Këto deklarata sqaruan një intervistë televizive të një dite më parë, në të cilën ishte lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një politikë të re dhe ndezi thashetheme për furnizimin e mundshëm të Ukrainës me raketat Taurus nga Gjermania.
“Çështja kryesore është që partnerët tanë të na furnizojnë me mjetet për të goditur – si Scalp ashtu edhe Taurus gjermane. Nëse e bëjnë këtë, do të na ndihmojë shumë”, tha deputeti ukrainas Roman Kostenko për Shërbimin ukrainas të REL-it.
Roman Svitan, analist ushtarak ukrainas, ka të njëjtin qëndrim.
“Së pari, duhet të na japin këto raketa dhe pastaj të na lejojnë t’i përdorim kudo. Ukraina nuk ka më raketa të tilla perëndimore. Nuk kemi me çfarë të qëllojmë”, tha Svitan për REL-in.
Taurus nuk i ndryshojnë gjërat
Foreman, atashe ushtarak britanik, paralajmëroi se raketat Taurus nuk do të jenë faktor vendimtar.
“Rusia është përshtatur ndjeshëm gjatë tri vjetëve të fundit, veçanërisht përmes shpërndarjes së forcave, ndryshimeve taktike dhe përmirësimit të mbrojtjes së saj kinetike dhe jokinetike”, tha ai.
“Këto masa e kanë kufizuar [por jo eliminuar] cenueshmërinë ndaj sulmeve me raketa nga Ukraina në prapavijat ruse… Disa sulme me raketa Taurus nuk do ta ndryshojnë ndjeshëm këtë situatë”, shtoi ai.
Megjithatë, një njoftim për furnizim të mundshëm mund të rrisë moralin e ukrainasve dhe do t’i jepte Zelenskyt fitore politike. Komentet e Merzit morën reagim negativ nga Moska.
“Këto vendime të mundshme, nëse janë marrë, janë plotësisht në kundërshtim me aspiratat tona për një zgjidhje politike”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Këto janë “vendime mjaft të rrezikshme”, shtoi ai.
Nuk pati reagime të menjëhershme zyrtare nga Londra, Parisi apo Uashingtoni – një heshtje që përkon me strategjinë që Berlini e quan “paqartësi strategjike”. Në thelb, kjo nënkupton që nuk duhet të zbulohet paraprakisht strategjia ushtarake ndaj Moskës. Për Merz, kjo paraqet një ndryshim të qëndrimit.
Merzi ndryshon qëndrimin për Taurusin
Qëndrimi i Merzit për raketat Taurus ka ndryshuar me kalimin e kohës. Derisa ishte në opozitë, ai e kritikonte ashpër Qeverinë gjermane për hezitimin e saj për mbështetjen ndaj Ukrainës – dhe kërkonte transparencë për furnizimet ushtarake.
Në nëntor 2023, ai paraqiti një mocion në Parlament që kërkonte “më në fund, pa vonesë, të plotësohet kërkesa e Ukrainës për raketat Taurus”. Mocioni u hodh poshtë.
Në tetor të vitit të kaluar, Merz kishte propozuar që Qeveria t’i jepte Moskës një ultimatum: ose ndal sulmet ndaj civilëve ukrainas, ose Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat Taurus.
Në komentet e tij më 26 maj, ai nuk i përmendi drejtpërdrejt raketat Taurus, por mund të ketë lënë të nënkuptohet.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Ukrainën. Kjo nënkupton dhënies fund të kufizimeve në lidhje me armët me rreze të gjata që ne furnizojmë ata”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Gjermania refuzon sërish thirrjet për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë
Megjithatë, ai mund të mos i jetë referuar raketave Taurus. Gjermania gjithashtu ka furnizuar Ukrainën me raketat Mars II, të cilat kanë rreze veprimi prej rreth 85 kilometrash.
Ka arsye të qarta ushtarake për “paqartësinë strategjike”, por edhe arsye politike. Partnerët e Merzit në koalicion, socialdemokratët, e kundërshtojnë furnizimin me Taurus, dhe sondazhet tregojnë se ky veprim është jopopullor në publikun gjerman.
Për këtë arsye është sugjeruar se Merzi nuk është më aq i prirë për këtë opsion dhe mund të jetë më i prirë ta ndihmojë Ukrainën të zhvillojë kapacitetet e saj të veta për raketa me rreze të gjatë veprimi.
Në çdo rast, mund të ndodhë që hera e parë kur bota të marrë vesh për furnizimin me raketat Taurus të jetë momenti kur ato të përdoren.
Në ditën kur lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, u varros në Moskë, media shtetërore ruse publikoi një audio-incizim të zyrtarëve ushtarakë gjermanë të cilët diskutonin për përdorimin hipotetik të raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus, në Ukrainë.
Biseda për temën e ndjeshme kurrë nuk ishte planifikuar që të bëhej publike dhe rrjedha e saj në publik turpëroi Gjermaninë dhe ngriti shqetësime lidhur me sigurinë e komunikimeve të saj.
E zemëruar me Gjermaninë, Moska rriti kërcënimet.
“Nëse nuk bëhet asgjë dhe populli gjerman nuk e ndal këtë, do të ketë pasoja të rënda pikë së pari për vetë Gjermaninë”, tha më 4 shkurt zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Në reagimin e saj, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se “nëse Rusia nuk do të sulmonte brutalisht këtë shtet, Ukraina nuk do të duhej të mbronte veten”, raportoi agjencia e lajmeve Dpa.
Në fakt, zyrtarët gjermanë diskutuan për dërgimin e raketave Taurus vetëm në teori. Gjermania ende nuk ka miratuar dislokimin e këtyre armëve, pavarësisht se për muaj të tërë Ukraina po bën presion që të marrë armë të tilla.
Në këtë tekst mund të mësoni për atë që mediat gjermane po e cilësojnë si “aferë të përgjimeve” dhe për raketat Taurus, që janë në epiqendër të tensioneve.
Çfarë janë raketat Taurus dhe çfarë mund të bëjnë ato?
Të pajisura me teknologji tinëzare që i bënë ato më pak të dukshme ndaj detektimit, raketat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra, që mund të ndihmojnë Ukrainën t’i bëjë presion Rusisë në Detin e Zi dhe tjetërkund.
Raketat, që janë prodhim gjermano-suedez, do të mund të arrinin caqe në thellësi të Rusisë nëse do të lëshoheshin nga toka ukrainase. Raketat janë emëruar në bazë të gjuhës latine dhe në shqip Taurus i bie “Dem”.
Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë këto raketa për të plotësuar raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, që Kievi mori nga Britania, dhe raketat lundruese Scalp, që Franca i dërgoi Ukrainës, që pothuajse janë identike me raketat britanike.
Pranverën e vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për dërgimin e raketave Storm Shadow, që kanë rreze veprimi prej mbi 250 kilometrash dhe i japin Ukrainës aftësi që të sulmojnë përtej vijave të frontit, përfshirë në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ukraina është zotuar se nuk do të përdorë këto raketa për të sulmuar territorin e Rusisë.
Franca ndoqi shembullin e Britanisë dhe dërgoi raketat Scalp, pasi Kievi garantoi se ato nuk do të përdoreshin për të sulmuar tokën ruse. Së fundi, Parisi njoftoi se do të dërgojë edhe 40 raketa Scalp.
Cili është qëndrimi i Gjermanisë sa i përket dërgimit të raketave në Ukrainë?
Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe me ndihmë ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, dhe këtë vit ka rritur edhe më shumë mbështetjen e saj. Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka refuzuar që të dërgojë raketa Taurus. Javën e kaluar ai tha se dërgimi i raketave do të paraqiste rrezik për shtetin e tij, pasi do të përfshihej drejtpërdrejt në luftë.
“Ushtarët gjermanë në asnjë pikë dhe në asnjë vend nuk duhet të lidhen me caqet që arrin ky sistem”, tha ai javën e kaluar.
Disa anëtarë të opozitës konservatore, edhe disa anëtarë të koalicionit të tij treanëtarësh, duan që të dërgojnë raketa në Ukrainë. Por, kjo ide nuk është mjaft popullore në publik.
Mediat gjermane kanë sugjeruar se duke mos lejuar që të dërgohen armët Taurus në Ukrainë, kancelari jopopullor po tenton që të pozicionojë veten brenda Gjermanisë si një “Friedenskanzler” apo “kancelar të paqes” para zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian.
“Shumë njerëz kanë frikë se lufta mund të përhapet. Scholz për një kohë të gjatë ka qenë në dijeni të kësaj ndjesie”, shkroi të premten revista Der Spiegel. “Ai dëshiron t’iu tregojë atyre: Kam parasysh shqetësimet tuaja”.
Strategët ushtarakë kanë shqetësime të tjera.
Gustan Gressel, hulumtues i lartë për politika për çështje të jashtme në Këshillin Evropian, shkroi më herët gjatë këtij viti se përderisa Britania dhe Franca veçse kanë zhvilluar pasardhës për raketat e tyre Storm Shadow dhe Scalp, Gjermania ende nuk ka një pasardhës për armët Taurus.
Gjermania ka frikë se stoqet e saj me këto lloj raketash mund të zbrazen, tha ai, duke shtuar se “rusët do ta shihnin raketën duke operuar në Ukrainë dhe të merrnin informacione lidhur me kundërmasat dhe për karakteristikat e fshehura të kësaj rakete”.
Çfarë përmban audio-incizimi që rrodhi në publik?
Incizimi 38-minutësh, u publikua nga Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv të financuar nga shteti rus, RT, të premten, në ditën e njëjtë kur Navalny u varros. Shkaku i vdekjes së kritikut të Kremlinit mbetet ende i paqartë. Po ashtu, publikimi i këtij incizimi u bë disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi.
Në audio-incizim, kreu i Forcave Ajrore të Gjermanisë, Ingo Gerhartz, dëgjohet duke diskutuar për skenarët e dislokimit të raketave Taurus në Ukrainë me tre kolegë të tij para një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Sipas Simonyan, kjo bisedë u zhvillua më 19 shkurt.
Të katër zyrtarët ushtarakë diskutuan se si raketat Taurus do të mund të përdoreshin nga Kievi kundër forcave pushtuese ruse dhe si Gjermania do të duhej të ndihmonte Ukrainën në aspektin teknik.
Në fillim të takimit, zyrtarët folën për gjëra të zakonshme. Një pjesëmarrës iu bashkua takimit përmes Singaporit.
“Këtu ka mjaft lagështi”, tha ai.
Të katër ushtarakët më pas nisën të përgatisnin informacionet që do t’ia paraqisnin Pistoriusit për sistemin e armëve Taurus, duke synuar që të koordinonin mesazhin e tyre dhe u pajtuan që të përgatisnin disa grafika për të paraqitur sa më mirë vizualisht situatën.
“Nëse ne ndonjëherë vendosim politikisht që të mbështesim Ukrainë me to [raketat Taurus], si do të funksiononte kjo?”, pyeti një zyrtar. “Ne nuk duhet të flasim vetëm për problemet, por edhe për zgjidhjet”.
Të katërt më pas diskutuan për disa çështje që do të duhej të merrnin në konsideratë, përfshirë dërgimin, trajnimin dhe afatet kohore. Ata diskutuan detaje se çfarë Ukrainës në teori do t’i duhej ky sistem, sikurse shënjestrimi i “një ure në lindje” apo të një “depoje municionesh”.
Gjatë diskutimit u bë e qartë se ata po i referoheshin urës së Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar. Një nga zyrtarët tha se trajnimi për të goditur urën, që është “e madhe sa një bazë ajrore”, me gjasë do të merrte më shumë kohë.
Ata po ashtu diskutuan për vijat e mundshme të kuqe për politikanët gjermanë, përfshirë edhe dëshirën që të shmanget që ushtria gjermane të duket se është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Zyrtarët thanë se vendosja e shpejtë e raketave Taurus do të bëhej e mundur vetëm me pjesëmarrjen e trupave gjermane, dhe trajnimi i ushtarëve ukrainas për të përdorur vetë këto raketa do të merrte muaj kohë.
Ky incizim e bën të qartë se Qeveria gjermane nuk ka dhënë miratimin për dërgimin e raketave lundruese që po i kërkon Ukraina.
Si ka reaguar Gjermania?
Zyrtarët gjermanë nuk kanë pretenduar se audio-incizimi është i fabrikuar dhe kjo gjerësisht është kuptuar se incizimi është autentik.
Katër orë pasi u publikua audio-incizimi nga media ruse, zyrtarët gjermanë nuk reaguan fare. Më pas, të shtunën Ministria e Mbrojtjes tha se po hetonte rastin dhe Scholz e cilësoi si “çështje shumë serioze” që kërkon sqarim të shpejtë.
Të dielën, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dënoi rrjedhjen e informacioneve duke e cilësuar si akt të “luftës së informacionit” kundër Perëndimit dhe tha se qëllimi ishte të mbillte përçarje brenda Gjermanisë. Ai tha se nuk është rastësi që audio u publikua në ditën kur u varros Navalny.
“Është një sulm hibrid që synon dezinformimin”, tha Pistorius. “Kjo qartësisht ka të bëjë me minimin e unitetit tonë”.
Debati për Furnizimin e Ukrainës me Raketat Gjermane Taurus: Çfarë Duhet të Dini
Furnizimi me raketa lundruese Taurus dhe qëndrimi i Gjermanisë ndaj Ukrainës
Debati për furnizimin e Ukrainës me raketat lundruese gjermane Taurus është përfshirë sërish në fokus pas deklaratave të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, që mbështet mundësinë që Ukraina të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur shënjestra ushtarake brenda territorit rus. Kjo çështje bëhet më e rëndësishme pas vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.
Pse Ukraina kërkon raketat Taurus me rreze të gjatë?
Ukraina ka kërkuar prej kohësh nga Gjermania raketa gjermano-suedeze Taurus me rreze veprimi deri në 500 kilometra, që mund të godasin objektiva ushtarakë në thellësi të territorit rus. Deri tani, Gjermania ka qenë furnizuesja e dytë më e madhe e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, por ish-kancelari Olaf Scholz nuk pranoi dërgimin e këtyre raketave për shkak të kërcënimeve nga Kremlini.
Raketat me rreze të gjatë që ka Ukraina aktualisht
Storm Shadow/Scalp (MB dhe Francë): Rreze veprimi rreth 250 km
ATACMS (SHBA): Rreze veprimi rreth 300 km
Këto raketa janë përdorur kryesisht për të goditur objektiva brenda Ukrainës së pushtuar, por tani Ukraina ka filluar t’i përdorë edhe në territorin rus, si në rajonin Kursk.
Qëndrimi i kancelarit Merz dhe ndikimet politike
Friedrich Merz ka deklaruar se kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina kanë rënë prej kohësh dhe e mbështet përdorimin e tyre edhe për sulme brenda territorit rus. Ky qëndrim është ndryshim i theksuar krahasuar me pozicionin e mëparshëm të qeverisë gjermane.
Megjithatë, analistët ushtarakë paralajmërojnë se raketat Taurus nuk do të ndryshojnë ndjeshëm rrjedhën e luftës, për shkak të adaptimit të forcave ruse.
Reagimet ndërkombëtare dhe tensionet me Rusinë
Rusia ka dënuar fuqishëm mundësinë e furnizimit me raketa Taurus, duke paralajmëruar rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftë.
Gjermania ka ndjekur një politikë të quajtur “paqartësi strategjike” për të mos zbuluar planifikimet ushtarake ndaj Moskës.
Reagimet nga partnerët e Gjermanisë, si Franca dhe Britania, janë të rezervuara dhe heshtja zyrtare është pjesë e strategjisë.
Çfarë janë raketat Taurus dhe si funksionojnë?
Raketat Taurus janë raketa lundruese gjermano-suedeze me rreze të gjatë veprimi (rreth 500 km), të pajisura me teknologji për fshehje nga radarët, që mund të godasin objektiva ushtarakë në distanca të mëdha. Nëse do të aprovohet furnizimi, Ukraina do të jetë në gjendje të godasë objektiva strategjikë thellë brenda territorit rus