Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave, Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.Ceno Klosi është një emër mjaft i lakuar në media dhe i denoncuar për fshehje të pasurisë dhe për shpërdorim detyrë. Zyrtari i lartë i Tatimeve, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”. SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni Vetting në News24.