Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira Muratin.

Ky titull propozohet t’i jepet Mira Muratit, shqiptares nga Vlora që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale.

Andi Hoxhajt, profesorit që është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024, për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri.

Propozimi i tretë i Komisionit Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorës është për tenorin e njohur, Josif Gjipali, që ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës/shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu