Elbasani ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në “Final Four” me një fitore dramatike në “Elbasan Arena” përballë Tiranës që lufton për mbijetesë.

Tirana gjeti e para avantazhin dhe më pas u tërhoq duke menduar që të menaxhonte rezultatin deri në fund të sfidës. Por vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen.

Furia e vendasve nuk u ndal dhe ata tentuan në çdo mënyrë të gjenin edhe golin e fitores, i cili erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë, ashtu si edhe Tiranën në fundin e renditjes.

ELBASANI-TIRANA 2-1
72′, 90’+3′ Qose / 11′ Përgjoni

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 me përmbysje të Elbasanit.

90’+3′ GOOOL ELBASANI! Pas një harkimi nga e djathta, mbrojtja bardheblu nuk largon dhe gjuajtja e gabuar e Tsague kthehet në rrjetë nga Qose. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Lukili ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Zharmuni.

89’ K. Kasa harkon dy herë radhazi nga e majta, topi largohet nga prapavija bardheblu.

87’ Haxhiu shfaqet menjëherë në të djathtën dhe harkon në zonë, ku një devijim në shtyllën e dytë nuk kthen topin drejt portës së vendasve.

87’ Haxhiu merr vendin e Vera në radhët e Tiranës.

86’ Abas merr kartonin e verdhë për një ndërhyrje ndaj Zharmuni.

85’ Smaçi dhe Lila ndëshkohen me karton të verdhë pas disa momente nervozizmi.

83’ Abas dhe Zhoel marrin vendin e Dros dhe Ze Gomesh në radhët e Elbasanit.

81’ Lila hyn në zonë në krahun e djathtë, por nuk ia del të gjuajë drejt portës së Selmanit me topin që shkon jashtë. (VIDEO)

76’ K. Kasa merr vendin e Hakajt në radhët e Elbasanit.

74’ Bardheblutë provojnë të përgjigjen me Ernest, i cili vë në provë Totoshin me gjuajtjen nga e djathta.

73’ Smaçi merr vendin e Ndrecës në radhët e Tiranës.

72’ GOOOL ELBASANI! Lila harkon nga e djathta dhe Qose me kokë nuk gabon duke shënuar golin e barazimit. (VIDEO)

71’ Ze Gomesh nga e majta gjuan me forcë, Selmani prek topin që shkon në këndore. (VIDEO)

70’ Lukili krijon hapësirë në hyrje të zonës dhe gjuan, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

69’ Tsague ka mundësinë të gjuajë në zonë nga e djathta, Selmani është i vëmendshëm dhe bllokon. (VIDEO)

67’ Dros ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë.

65’ Tjetër aksion i shpejtë i verdhebluve, këtë radhë është Qose i cili gjuan nga jashtë zonës pa gjetur portën e Selmanit. (VIDEO)

62’ Ernest gjen hapësirë nga e djathta e më pas pason në qendër, por nuk gjen aty Zharmuni në pozicion për të tentuar portën.

58’ Zharmuni merr vendin e Gjumsit te Tirana. Tsague hyn në fushë në vend të Lajthisë në radhët e Elbasanit.

55’ Olberkis provon nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë.

52’ Hakaj harkon një goditje dënimi në zonën e Tiranës, Selmani del dhe grushton.

49’ Pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo si fundi i të parës, pasi Elbasani ka topin në gjysmëfushën kundërshtare e Tirana mundohet vetëm të largojë sferën.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Tiranës.

45’+3’ Harkim nga e majta për Ze Gomesh i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën e Selmanit. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Qose provon me një goditje dënimi, por harkon sferën mbi traversën e portës bardheblu. (VIDEO)

43’ Rafael ndëshkohet me karton të verdhë për një faull të rrezikshëm pranë zonës bardheblu. (VIDEO)

40’ Panik në zonë e bardhebluve pas një goditje këndi, Selmani grushton me vështirësi. (VIDEO)

37’ Vera është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë ndeshje.

34’ Elbasani mundohet të dalë para porte me Ze Gomesh dhe Lukili, por të dy kapen në pozicion jashtë loje.

28’ Harkim në zonë në një goditje dënimi, Kola nxjerr bosh Selmanin dhe sfera shkon te Olberkis i cili nuk arrin të kthejë topin në portën e zbrazur. (VIDEO)

26’ Një top në thellësi për Ernest sjell ndërhyrjen e dyfishtë të Lulajt i cili ndal sulmuesin me e më pas shmang edhe një rivënie anësore për kundërshtarët.

23’ Qose bën gjithçka mirë në të majtën duke krijuar hapësirë e krosuar në qendër, por askush nuk ia del të gjuajë drejt portës.

21’ Lajthia rrëzohet në zonë pas një kontakti me Vera, gjyqtari vazhdon lojën.

19’ Elbasani mundohet të reagojë duke shtyrë lojën në gjysmëfushën kundërshtare, por pa hapësira për të rrezikuar portën bardheblu.

11’ GOOOL TIRANA! Pas një harkimi në zonë nga e djathta, Ernest ul topin me Përgjonin i cili ndjek mirë aksionin dhe çon sferën në rrjetë. Pamjet shihen me VAR për pozicionin e Soler gjatë aksionit, por Hamiti mban vendimin e fushës. (VIDEO) (VIDEO)

9’ Përpiqet edhe Gjumsi nga ana tjetër të godasë, por tentativa e tij nga jashtë zonës shkon lehtësisht në duart e portierit.

8’ Qose shfaqet në sulm nga e majta, diagonalja e tij nuk gjen portën bardheblu.

6’ Një fishekzjarr godet Micin i cili po tentonte të ekzekutonte një tjetër goditje dënimi dhe lojtari duhet të marrë ndihmën mjekësore. (VIDEO)

3’ Ndërpritet për rreth një minutë ndeshja për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në një goditje këndi. (VIDEO)

1′ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Totoshi, Hakaj, Olberkis, Lulaj, A. Kasa, Dros, Lukili, Qose, Lila, Ze Gomesh, Lajthia

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Vera, Përgjoni, Rafa, Soler, Ndreca, Ernest, Gjumsi

Trajner: Bledi Shkëmbi

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu