Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë (6 mars) është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok.

“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok.

Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu