Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
Teksa Shqipëria po hedh hapa të mëtejshme për integrimin e saj në unionin evropian, kjo marrëveshje do të ndihmojë në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale e ekonomike, që kërkohen për të qenë në linjë me vlerat e BE-së.
Po kështu, parashikohet që të përafrojë gradualisht Shqipërinë me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim anëtarësimin tonë në union.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu