Sikundër pritej, qeveria miratoi këtë të mërkurë fondin prej 100 mln eurosh për bonusin e fundvitit për mbi 724 mijë pensinistë.
Akti normativ i miratuar parashikon një bonus me dy fasha në varësi të masës së pensionit, i cili është 10 mijë dhe 15 mijë lekë.
Minsitri ekonomisë Blendi Gonxhja tha se sa rriten pensionet me dhënin e këtij bonusi.
“Fondi 100 mln rrit me 9% një pension prej 9 mijë lek. Rritet 13% një pension social”, tha Gonxhe.
Por kur do të jetë fondi gati për tu shpërndarë në sportelet e postës?
“Shpërndarja do të nisë sapo akti të zbardhet. Nga java e dytë e dhjetorit do të mund të meret bonusi në sportet e postës. Ndërsa brenda muajit dhjetor do të ndahet paratë”, tha Gonxhja
Por qeveria mori këtë të mërkurë edhe një vendim në favor të biznesve, pjesë e profesioneve të lira. Mbi 6 mijë tatimpagues që paguan tatim fitimin si profesinistë të lirë, tashmë do të marrin paratë brenda muajit dhjetorë.
“Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë. Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin me kthimin e këtyre fondeve. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime, megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë, por nga ana tjetër edhe ndonjë detyrim eventual i cili është regjistruar gjatë kohës që ligji ishte në fuqi u shua për profesionistët e lire”, tha Malaj.
Ligji i tatimit mbi tatimit mbi të ardhurat u shpall anitkushteues nga gjykata kushtetuese, ndaj dhe biznesit ishin në të drejtën e tyre për të kërkuar paratë e paguara. Tashmë qeveria do të duhet të gjejë një formë taksimi për këtë shtresë e cila të mos krijojë pabarazi në treg./vizionplus.