Kosova fton të gjithë ata që e kanë lëne nënshtetësinë ta rimarrin atë. Ftesa vjen në një kohë që pasaporta kosovare është fuqizuar duke përfituar nga liberalizimi në disa shtete të zonës Shengen në Europë por edhe pas publikimit të të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë.

Më poshtë postimi i ministres së jashtme, Donika Gërvalla:

yacht hotel sarande

Të gjithë ju që për arsye të ndryshme keni qenë të detyruar të hiqni dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta riktheni atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik. Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar.

Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu