Shuma totale prej 290,000 eurosh, që thyen pritshmëritë, “pasqyron entuziazmin e publikut për veprat e mjeshtrit në të gjitha format e tyre”, deklaroi Piguet, i cili drejtoi shitjen në Gjenevë.
Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga artisti i famshëm spanjoll Pablo Picaso, të krijuara midis viteve 1947 dhe 1964, janë shitur në Gjenevë të Zvicrës, për një total prej 272,000 frangash zvicerane – pothuajse 290,000 euro.
Po, Picasso ishte gjithashtu një artist i enëve të tavolinës.
Qeramika e pikturuar me dorë, e paparë më parë, që paraqet zogj, peshq dhe dhi, u dizenjua në Punëtorinë e Qeramikës Madoura në Vallauris (Alpes-Maritimes). Ato ishin mbajtur privatisht për gati 40 vjet.
Piguet i Gjenevës (Zvicër), i cili drejtoi shitjen, vuri në dukje në një njoftim për shtyp se çmimi i parashikuar për lotet ishte 145,000 franga zvicerane (154,000 euro) – duke e bërë ankandin një sukses të habitshëm.
Shuma e shitur në ankand, “pasqyron entuziazmin e publikut për veprat e mjeshtrit në të gjitha format e tyre”, deklaroi Piguet.
 “Picasso ishte tashmë një artist me famë ndërkombëtare”, tha për AFP-në para shitjes, Adeline Bisch Balerna, drejtuese e pikturave dhe skulpturave në Piguet. “Ai kishte hapur tashmë një numër të madh rrugësh për të gjithë artistët; veprat e mëdha dhe të njohura ishin krijuar dhe ai po kërkonte mjete të reja shprehjeje për artin e tij.”
Në qeramikë, rekordi për një vepër të Picasso-s është 980,275 £ (1.149 milion €) për prototipin e vazos së artistit të vitit 1950, “Grand vase aux femmes voilées” në ankandin e Christie’s në Londër në vitin 2013./ Euronews.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu