
Një detaj prekës ka dalë në dritë nga regjistrimi i fundit me celular lidhur me vrasjen e Renee Good, e cila humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një oficer i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE).
Sipas People, pamjet e siguruara nga CNN zbulojnë se në automjetin e saj, në sediljen e pasme, ndodhej edhe qeni i Renee Good gjatë incidentit tragjik. Për fat të mirë, kafsha ka mbijetuar të shtënat dhe më pas është ribashkuar me bashkëshorten e saj, e cila po përjeton një periudhë të thellë zie.
Historia ka prekur fort opinionin publik, duke sjellë një tjetër dimension emocional në një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi përdorimin e forcës nga autoritetet federale. Qeni, i cili konsiderohej pjesë e pandarë e familjes, është kthyer pranë bashkëshortes së Renee-s, duke u bërë një simbol i dhimbjes, por edhe i mbijetesës pas një tragjedie të rëndë.
Ngjarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike në SHBA, ndërsa priten zhvillime të reja lidhur me hetimet për rrethanat e vrasjes.



