Qeni i presidentit amerikan Joe Biden, ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret derisa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.
Biden kishte nxjerrë për ta shëtitur qenin në kopshtin Kennedy gjatë 12 shkurtit të vitit të kaluar, kur kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret i cili iu kishte afruar presidentit amerikan për ta ndihmuar në diçka – thuhet në dokumentet që i ka siguruar ABC News, transmeton Telegrafi.
Në e-mailet e dërguara thuhet se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim në lëkurë apo të ketë ndonjë kockë të thyer, por se palltoja e agjentit kishte shenja të kafshimit nga qeni.
E pas raportimit për një sulm tjetër ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret, ka lindur një lloj nervozizmi.
“A ka mundësi të gjejmë ndonjë mënyrë që të mos sulmohemi nga qeni”, tha një agjent i paemëruar i Shërbimit Sekret. /Telegrafi/