Ambasada italiane në Kosovë, ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e ujit të “Ibër Lepencit”.

yacht hotel sarande

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtarë në platformën ‘X’, thuhet se Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Ndërsa tutje në reagim thuhet se Italia qëndron me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi.

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi të poshtër”, thuhet në njoftim.

Edhe Ambasada e Francës në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin.

Ambasada ka kërkuar hetim dhe që përgjegjësit për sulmin të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin-Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës, ndërsa ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX-in për “reagimin e shpejtë” dhe koordinimin me Qeverinë e Kosovës.

Të premten ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut – më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan – duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke rrezikuar kështu furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu