Kryetari i bashkisë së Vlorës dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë dalë sot së bashku me punonjësit e bashkisë të këtij qyteti për të pastruar zonën e pyllit të Sodës, në përpjekje për të sensibiluzar bizneset e qytetarët për rëndësinë e një ambenti të pastër përgjatë sezonit turistik.

“Nuk është se e kemi bërë sot apo s’e kemi bërë më përpara por megjithatë është edhe një thirrje që i bëjmë të gjithë komunitetit, që të jenë të vëmendshëm se ku hedhin mbetjet. Duhet të jenë të kujdesshëm se kemi çuar fletëthirrje në çdo biznes që të respektojnë orarin kur nxjerrin mbetjet”, tha Dredha.

Ndërkohë prej dy ditësh, Task Forca e ngritur nga Bashkia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytet. Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, janë larguar të gjitha mjetet që kishin zënë hapësira të paautorizuara në zona të ndryshme të qytetit.

“Të gjithë do të fillojnë të çlirojnë ato pjesë që janë të zëna, dhe aty ku do të ketë rezistencë do të ndërhyjë forca e ligjit, IMT, dhe bashkia që ne të kemi në vazhdim një qytet ashtu siç duam.”

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama kritikoi qasjen e bashkisë ndaj problemeve si pastrimi i qytetit apo furnizimi me ujë, duke kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve./vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu