
Presidenti rus Vladimir Putin u takua në Pekin me homologun kinez Xi Jinping ku e cilësoi lidhjen mes dy vendeve si në nivel të paprecedentë. Xi e quajti Putinin mik të dashur ndërsa mediat kineze i përshkruan marrëdhëniet si shembullore.
Rusia do të rrisë furnizimin me gaz për Kinën ndërsa Pekini do të ofrojë udhëtime pa viza për qytetarët rusë për një periudhë prove njëvjeçare.
Takimi vjen në prag të paradës më të madhe ushtarake të Kinës për 80 vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Xi do të presë edhe Kim Jong Unin në një shfaqje solidariteti me Rusinë dhe Korenë e Veriut në sfondin e luftës në Ukrainë.
Putin dhe Xi kritikuan Perëndimin në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait duke kërkuar një rend të ri global larg modeleve eurocentrike.
Ky takim forcon aleancën mes Moskës Pekinit dhe Phenianit në një kohë kur Perëndimi vazhdon të izolojë Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.