Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One më 14 nëntor, Presidenti Donald Trump u pyet për emailat e publikuar së fundmi nga Jeffrey Epstein, ku përmendej edhe ai.

Trump tha se nuk dinte asgjë për këtë dhe se vëmendja duhej të përqendrohej tek persona të tjerë të përmendur në ato emaila, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton.

Pas një pyetjeje të dytë nga një gazetare e Bloomberg News mbi Epstein, presidenti iu drejtua asaj duke thënë: “Pusho, pusho derrkuce.”

Shkëmbimi ndodhi ndërsa shtoheshin thirrjet që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të publikonte dosjet e hetimit mbi Epstein, financierin e ndjerë dhe të dënuar për abuzim seksual, i cili vdiq në burg në vitin 2019.

Të dielën, Presidenti Trump ndryshoi qëndrim dhe bëri thirrje që republikanët të votonin për një projektligj që detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet e lidhura me çështjen Epstein.

Senati miratoi unanimisht projektligjin e mbështetur nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë dosjet e çështjes së Jeffrey Epstein, sapo t’i marrë nga dhoma tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu