Green Coast në Palasë, një ndër resortet më të reklamuar, për t’u ndërtuar ka zhveshur një shpat mali. Për romantikët duket si një vend idilik pushimesh diku në Afrikë ku bimësia mungon sepse ashtu ua ka dhuruar zoti.

E megjithatë fakti që ky ndërtim mega-lluksoz ngjan si afrikan apo arab mbështetet edhe në disa zhvillime të tjera. Sa i takon çmimeve e ka kryer misionin e vet duke u shfaqur sikur me realitetin shqiptar nuk ka lidhje.

yacht hotel sarande

Por sado që të mundohen ta largojnë Shqipërinë nga Green Coast për arsye marketingu, nuk largohet Shqipëria prej tyre.

Emaili per krizen e ujit ne Green Coast resort i shperndare ne rrjete sociale
Emaili per krizen e ujit ne Green Coast resort i shperndare ne rrjete sociale

Ky njoftim i shpërndarë në rrjete sociale është një shembull më shumë i një industrie mashtruese që ekziston në Shqipëri. Turizmi është një BIG LIE sepse e vetmja gjë që kemi është natyra edhe atë jo se e bënë pasanikët apo kryeministri, por se na e ka falur zoti.

Resorti më luksoz në vend ka ujë me orar. Po, po kur themi që Shqipëria nuk largohet dot kollaj prej tyre për këtë e kishim fjalën.

“Resorti ka konsum të lartë uji dhe depozita mbarohet!”

Kriza e ujit në vendin me burimet më të mëdha hidrike në rajon ngjan fantazmagorike dhe këto rreshta ia zbehin edhe vanitetin.

Kur sheh të tilla njoftime nuk gëzohesh, përkundrazi pëson një zhgënjim të madh. Pas Shqipërisë së madhe turistike që reklamohet me pamjet që ia ka falur zoti dhe filtrave editorialë, qëndron e vërteta lakuriqe që gjerbon nëpër emaile të tilla në kufijtë e groteskut.

Green Coast është një perandori turistike që reklamohet më shumë dhe përfaqëson kulturën e  të bërit turizëm në Shqipëri në mos atë elitar.

Por kur sheh që dhe atje çmimet e larta nuk të ofrojnë shërbimin për të cilin paguan, ngrihen pikëpyetje të mëdha se çfarë po ndodh me turizmin në Shqipëri, a është ky mashtrimi i madh?!

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu