Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga çelja e sezonit turistik: Pushime si në Vlorë
zonin turistik 2025! Fundjava ka sjellë një sërë aktivitetesh si ato sportive e kulturore, ndërsa nuk kanë munguar performancat nga artistët më të mirë shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë të dielë në rrjetet sociale pamje nga turistë të cilët po marrin rreze dielli buzë detit si dhe nga aktivitete të shumta të organizuara përgjatë Lungomares nga bashkia, ku nuk mungonin të gjithë grupmoshat.

“Pushime si në Vlorë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në mediet sociale.

Në Vlorë, turizmi gjithëvjetor është karakteristikë kryesore e zhvillimit të këtij qyteti bregdetar, ku vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shijojnë kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë.

Pritshmëritë për sezonin e ri janë të larta nisur edhe nga interesi i të lartë nga të huajt./Koha Jonë

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu