
Kuala Lumpur – Një deklaratë që ka nxitur reagime dhe ironi në rrjet, vjen nga Ministri në Zyrën e Kryeministrit të Malajzisë për Çështjet Fetare, Dr. Zulkifli Hasan, i cili sugjeron se stresi në punë mund t’i shtyjë individët të përfshihen në komunitetin LGBT.
Sipas tij, duke iu referuar një studimi të vitit 2017, faktorë si presioni profesional, ndikimi shoqëror dhe përvojat personale mund të ndikojnë në sjelljen seksuale të individëve. Me pak fjalë: shumë stres, pak pushim… dhe orientimi ndryshon.
Deklarata është pritur me skepticizëm dhe tallje, pasi nuk janë dhënë detaje shkencore mbi mënyrën se si një orar i ngarkuar pune mund të ndikojë drejtpërdrejt në orientimin seksual.
Lajmi është publikuar nga Daily Express Malaysia, ndërsa reagimet online e kanë bërë virale.



