Viti 2025 do te shenojne nisjen e punimeve per rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëvëshjet e kredisë për financimin e kësaj vepre, ku perfshihen të gjitha detajet e projekti.

Projekti synon modernizimin e linjes hekurudhore prej 120 km, e cila do të lidhet në veri me linjën ekzistuese në kufirin me Malin e Zi, ndërsa në jug do të lidhet me linjën e Durrësit dhe Tiranës, e cila aktualisht është në proces modernizimi.

yacht hotel sarande

Objektivi kryesor i projektit eshte përfshirja dhe rikthimi në funksion i kësaj linje hekurudhore, sipas standardeve te Rrjetit Trans-Europian te Transportit Network

Punimet e ketij projekti madhor do të përfshijnë zgjerim deri në 6.6 m dhe forcim të formacionit, zëvendësimin dhe rehabilitimin te rreth 12 urave kryesore, zgjerimin dhe modernizimin e tunelit të Lezhës, ndërtimin, zëvendësimin dhe rehabilitimin e rreth 13 stacioneve, duke përfshirë ndërtesat e stacioneve, platformat, aksesin/parkingun, përmirësimet e shtrirjes së pistave, ndërtimin e një qendre per kontrollin e trafikut, etj

Projekti do te bashkëfinancohet me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare dhe kosto totale, siç vlerësohet nga Banka, është 415,000,000.00 euro duke përfshirë rastet e paparashikuara./tvsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu