
Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij institucioni gjatë vitit 2024. Dumani po prezanton raportin e vitit që lamë pas, i cili është depozituar edhe në Kuvend. Seanca dëgjimore po ndiqet edhe përfaqësues të ambasadës amerikane si edhe një prokuror i OPDAT.
Në nisje të fjalës së tij, Dumani falënderoi KLP si të vetmin institucion që i ka mbështetur në sulmet që i janë drejtuar SPAK. Por pavarësisht sfidave, Dumani tha se kanë vijuar me punën, duke rendituar të gjitha arritjet gjatë viti 2024 nga goditja e korrupsionit deri tek krimi i organizuar.
“I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaquar në 2024, por edhe gjatë 2025. Pavarësisht sfidave s’e kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, tha Dumani.
18.8% rritje të procedimeve penale për krimin e organizuar krahasuar me 2023.
“Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. 18.8% rritje të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe me hetimet e përfunduara krahasuar me 2023. Ka një përmirësim te vazhdueshëm në përfundimin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë te lartë, 2 prej tyre në 2 procedime te ndryshme secili.
33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim gjatë vitit 2024, u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor. Ndërkohë, për 10 funksionarë të lartë, ka pasur vendime të formës së prerë, tha Dumani.
Krahas raportit vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvend, dhe të dhënat janë bërë me dije, me interes priten përgjigjet e kreut të SPAK, mbi pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është e nevojshme edhe pasja e këshilltarëve ligjorë. Ai kërkoi nga KLP, të cilin e konsideroi si “qeveria” e prokurorëve që të adresojë pranë Kuvendit këtë shqetësim të tyre.
“Këtë problematikë e kemi adresuar edhe aty ku duhet, në Kuvendin, edhe në raportet e mëparshme. Është argumentuar nevoja e pasjes së këshilltarëve ligjorë. Por, duke konsideruar KLP si qeverinë e prokurorëve. ne menduam ta ngremë këtë problematikë edhe në këtë institucion. E dimë se cili është institucioni që mund të bëjë ndryshimet ligjore dhe i kemi adresuar dhe atje, por mendojmë se zëri ynë duhet të dëgjohet dhe nga KLP dhe si qeveria e prokurorëve të përcjellë te insticuonet që kanë në kompetencë për të bërë ndryshimet e duhura ligjore siç është kuvendi i republikës.”, u shpreh Dumani.
Sa i përket ekstradimeve, Dumani tha se kërkesa drejtuar autoriteteve të huaja për persona të lidhur me krimin e organizuar duhet të kalojë në kompetencë të SPAK.
“Nisur edhe nga fakti që këta shtetas janë shqiptarë, akuzuar, hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjë me krimin e organizuar, do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime në kodin penal që të bëhet e mundur kjo”, tha Dumani.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kërkoi që KLP të dëgjonte institucionin në lidhje me ndryshimet ligjore që duheshin bërë, teksa theksloi se SPAK i ka marrë parasysh rekomandimet e Kuvendit.
Ai nënvizoi problematikën e mungesës së këshilltarëve ligjorë në SPAK që ndihmojnë punën juridike dhe ligjore, por edhe ngarkesa që kanë. Dumani vuri gjithashtu në dukje edhe numrin e ulët të referimeve apo kallëzimeve nga institucionet në SPAK.
“Mungojnë referimet nga institucionet për referimet, numër i vogël denoncimehs. Problem moseketradimet nga jashtë. Po punohet edhe për plotësimin e rekomandimeve të Kuvendit. Ka problematika me këshilltarët ligjorë dhe ngarkesën. Në lidhje me ndryshimet ligjore, kërkojmë vëmendje dhe që të dëgjohemi edhe nga KLP”.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme ngriti përsëri sot kritika ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me bashkëpunimin në kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, rreth çështjeve të kallëzuara.
Ai tha gjatë raportimit në KLP se pothuajse janë përgjysmuar kallëzimet e Policisë së Shtetit në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024. Madje sipas tij më shumë referime dhe kalëlzime kanë bërë qytetarët në krahasim me uniformat blu.
“Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia”, vuri në dukje kreu i SPAK.
Gjithashtu ai theksoi rritjen e përqindjes së sekuestrimveve dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu ai rrëzoi lajmet e fundit për përqindjen e lartë të paraburgosurve në qeli, duke thënë se është vetëm 9,7% dhe në standard ndërkombëtare.
“Përveç hetimit penale, nga ana e SPAK nis edhe hetimi i pasurisë. Ka shënuar rritje me 59,7% procedimi i çështjeve dhe goditjeve. 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023. 36,7 mln euro të konfiskuara”, tha Dumani.
Kurse për masat e sigurimit ai u shpreh:
“Masat e sigurimit me standard ndërkombëtare. 9,7% e totalit të paraburgosur. Nga mbi 2 mijë të paraburgosur, mbi 200 janë të SPAK. 165 persona janë dënuar pas procedimeve të spak. Ka përfunduar gjykimi themelit për 54 çështje. Për të tjerët vijon hetimi. 79 vendime penale të formës së prerë ekzekutuar. 28,7 mln euro të sekuestruara”
Gjatë raportimit në KLP, Altin Dumani tha se SPAK ha hetuar gjatë viti 2024 një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai tha se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjyukim. Për 10 funksionarë të lartë, tha Dumani, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë.
“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani./shqiptarja