
Kryeministri Edi Rama është mëse i bindur për fitoren e radhës më 11 Maj, teksa ka nisur përgatitjet për mandatin e 4-ërt qeverisës. Siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ai prezantoi përmes projeksioneve me teknologjinë e fundit, punën e bërë në 12 vite në pushtet.
E nis me periudhën e Covidit, për të vijuar me kapitujt e tjerë të programit.
“Një pasaportë europiane për çdo shqiptar! Këtu kemi të ardhurat për frymë, do kemi edhe projeksionin e 2030-ës. Kemi edhe 3-fishin në 2024-ën. Paga mesatare, 1000 Euro në sektorin publik. Kjo e pensioneve ka edhe pak punë për t’u mbyllur. Kemi edhe një pjesë të punësimit në IT, në teknologjinë dixhitale. Shkalla e papunësisë, ky është projeksioni. Kapacitetet prodhuese, kemi vetëm një prodhues me përfitime nga skemat mbështetëse dhe pastaj ata që janë shtuar. Shihni si është dyfishuar prodhimi, që në 2013-ën janë marrë 4 vepra, 4 pika të rëndësishme prodhuese që i janë dhënë një privati për TVSH-në. Krim, i pahetuar dhe pandëshkuar! Siç janë disa vepra të mëdha nga ato që bëjnë muuu… Jemi te uji… Shikojeni këtu, meqë flasim për ujë. Katastrofë në 2013-ën, vetëm 4 zona urbane. Shikoni matësit. Ulja e çmimitt ë barnave, ulja në raport me kur morëm ne detyrën. Heqja e TVSH-së, negociata direkte me kompanitë, të gjitha të ulura. Hapja e tregut, industria ushtarake”, shprehet Rama.
“Bukur, bukur!”, përfundon ai, duke inkurajuar grupin e punës për realizimin total të të gjitha projeksioneve./tvklan.al