
TIRANE- Instituti italian i sondazheve Piepoli sjell këtë mbrëmje në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon, sondazhin që mat pulsin e votuesve në qarqet Tiranë dhe Durrës për zgjedhjet e 11 majit.
Për qarkun e Tiranës, Partia Socialiste projektohet 17-19 mandate deputetësh, 44-48%. PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.
Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.
Në qarkun e Durrësit, PS rezulton forcë e parë me 49-53% të votave, llogaritur në mandate 6-8 deputetë. PD projektohet 37-4%, me 4-6 deputetë. Më e mundshmja për të qenë forcë e tretë është Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 2-6%, pra 0-2 mandate deputetësh. Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit dhe ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, me nga 1-5% luftojnë për një mandat deputeti në qarkun Durrës.
Piepoli mati pulsin e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.
Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.
Sondazhi i zhvilluar me metodologjinë C.A.T.I. u zhvillua nga 29 janari deri më 6 shkurt 2025. Shtojmë këtu se në sondazh morën pjesë edhe shqiptarë nga diaspora në Itali, zgjedhës në Tiranë dhe Durrës për 11 majin.
Në qarkun e Tiranës u zhvilluan nga instituti Piepoli 400 intervista, në qarkun e Durrësit 350 intervista dhe me qytetarët shqiptarë rezident në Itali janë zhvilluar 300 intervista, gjithsej 1050 me anë të celularit.
Sondazhi i Piepolit me diasporën në Itali, PS forcë e parë, 18% më shumë se PD-ja! ‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Mundësia’ garë për vendin e tretë
1739480616_sondazhi4.jpg
Instituti Piepoli solli në ‘Frontline’ sondazhin e parë për zgjedhjet e 2025-ës. Piepoli ka matur pulsin e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.
Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.
Poshtë tyre, pritet të renditet 0-2%, ndërsa parti të tjera të vogla 2-6%. Deri në 2% mund të shkojnë edhe Partia Social-Demokrate dhe Nisma Thurje.
G.K/Shqiptarja.com