Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.

KQZ shpalli rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike.

PS ka fituar thellë në Vorë me 8082 vota, ndërsa PD vetëm 4803 vota. Më i votuari në Vorë nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së hapur Blendi Gonxhja me 4707 vota personale, ndërsa në njësinë numër 10 në Tiranë ka marrë 321 vota, pra në total 5020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu