
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e përditësuar për kombëtaret pas përfundimit të ndeshjeve të muajit nëntor.
Shqipëria ka zbritur dy pozicione, pavarësisht fitores ndaj Andorrës dhe humbjes ndaj Anglisë në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë tani renditen në vendin e 63-të.
Kosova ka bërë një kërcim pozitiv me katër vende, duke u ngjitur në pozicionin e 80-të falë fitores ndaj Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës.
Në majën e renditjes nuk ka ndryshime:
- Spanja vazhdon të kryesojë
- Argjentina qëndron e dyta
- Franca ruan vendin e tretë
- Anglia mban vendin e katërt
Lëvizjet më të rëndësishme në Top 10 janë:
- Brazili ngjitet në vendin e pestë (plus dy)
- Gjermania dhe Kroacia fitojnë nga një pozicion secila
Renditja e plotë reflekton rezultatet e fundit të kombëtareve dhe pritet të jetë orientuese për fazat e ardhshme të garave ndërkombëtare.







