Denis Loka, 28 vjeç, u vra nga kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandros Loka, ngjarje e ndodhur në lagjen Kipseli të Athinës, mbrëmjen e së hënës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy vëllezërit 19 dhe 17 vjeçarë, kushërinj të viktimës që përleshen me të, përpara se ti marrin jetën duke e goditur me thikë.

yacht hotel sarande

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 dhe ishin efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, që panë të shtrirë përtokë 28-vjeçarin.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e arrestuar në deponimet e tyre para policisë, janë shprehur se kryen krimin, në shenjë hakmarrjeje, pasi kur ishin fëmijë dhe jetonin në Shqipëri, 28-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me to.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë Denis Loka ka tentuar të qetësojë dy vëllezërit, kushërinj të tij, por pa arritur të shamngë konfliktin që i mori jetën.

Krimi është marrë përsipër nga 17 vjeçari, ndërsa policia arriti të marrë në pyetje dy vëllezërit 1 orë pas krimit. Raportohet se ata u vetëdorëzuan në polici./ balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu