Pritjes i erdhi fundi. Në më pak se një orë, “Pancerat” e Gjermanisë do të zbresin në fushën e “Allianz Arena”, për të çelur zyrtarisht Kampionatin Evropian të futbollit, teksa për vendasit, tre herë kampionë të këtij kompeticion, si kundërshtar i parë do të jetë Skocia, në sfidën e parë të grupit A, të Euro 2024.
Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsmann ka vendosur ta rreshtojë “Die Manschaft”, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i portës, Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtjes janë Joshua Kimmich e Maximilian Mittelstadt, ndërsa qendra mbulohet nga Antonio Rudiger e Jonathan Tah. Në vijën e fundit të mesfushës pozicionohen Robert Andrich e Toni Kroos, ndërsa Jamal Musiala, Ilkay Gundogan e Florian Wirtz janë vendosur pas sulmuesit të “Topçinjve”, Kai Havertz.
Në krahun tjetër, tekniku Steve Clarke i ka pozicionuar të tijët me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Angus Gunn, ndërsa para tij pozicionohen Tierney, Porteous e Hendry. Në krahët e mesfushë Mçrorie e Taylor, ndërsa në mesfushë vendoshen Billy Gilmour e Scott McTominay. Më të avancuar janë McGinn e Ryan Christe, ndërsa në majën e sulmit i vetëm është Che Adams. /abcnews.al