Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar në emisionin “Opinion” në lidhje me publikimin e videos së momentit të vrasjes së djalit të saj në media.

Ajo është shprehur se ky veprim ishte shumë tronditës dhe publikimi i pamjeve ishte shumë i rëndë.

“Me të thënë të drejtën po mundohemi të mbajmë veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. U trondita jashtë mase shumë, tronditje shumë e madhe psikologjike. Nuk e dija që video është publikuar. Unë nuk munda që ta shikoj.

Kam disa raste që nuk kam shkuar në gjyq se nuk e përballoj dot.

Ne kërkojmë dënimin asgjë më shumë. Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që video të jepet herë pas here. Shfaqja e videos shumë e rëndë”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçarit, Florina Cani.

Më tej ajo theksoi se ka pikëpyetjet e saj në lidhje me ngjarjen.

“Me thënë të drejtën këtu është policia, shteti që duhet ta kishin zbuluar këtë.

Autori është para gjykatës është por ende nuk ka marrë një dënim që po e presim, i ndjek hap pas hapi procedurat e gjykatës.

Me thënë të drejtën pikëpyetjet janë të mëdha. Ka manipulime në të gjitha drejtimet. Aty nuk ishin banda kriminelësh por janë fëmijë është shumë e thjeshtë për ta zbuluar”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu