
Denoncime të reja nga banorët e zonës së Siri Kodrës kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një rast të dyshuar të dhunës ndaj kafshëve, duke ngritur shqetësime për sigurinë në komunitet.
Sipas një mesazhi që po qarkullon në rrjetet sociale, një fqinj pretendon se ballkoni i një banese ishte i mbuluar me gjak macesh. Po sipas këtij denoncimi, personi në fjalë ishte shoqëruar më herët në polici dhe më pas ishte liruar, ndërsa më vonë dyshohet se është parë duke keqtrajtuar sërish një kotele.
Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve e identifikojnë si Eva Hanku dhe vazhdojnë ta denoncojnë vazhdimisht.
View this post on Instagram
Një histori që rikthehet
Rasti nuk duket krejt i ri. Tre vite më parë, një ngjarje e ngjashme u bë virale në media dhe rrjete sociale, ku banorë të zonës akuzonin të njëjtin person për dhunë ndaj maceve.
Në atë kohë, specialistë të shëndetit mendor theksonin se sjellje të tilla duhen marrë seriozisht dhe kërkojnë vlerësim profesional.
Psikologia Irena Thoma deklaronte se dhuna ndaj kafshëve mund të lidhet me çrregullime të mundshme psikike, por paralajmëronte se çdo rast duhet analizuar me kujdes nga ekspertët.
“Çrregullimet psikiatrike mund të shfaqen në çdo moshë. Nuk mund të përcaktohet nëse kemi të bëjmë me sëmundje mendore pa një ekspertizë të mirëfilltë, por një vlerësim i specializuar është i domosdoshëm,” është shprehur ajo.
View this post on Instagram
Thirrje për ndërhyrje institucionale
Banorët e zonës kërkojnë reagim nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar denoncimet dhe për të parandaluar episode të mundshme të tjera.
Ekspertët theksojnë se rastet e dhunës ndaj kafshëve nuk duhet të neglizhohen, pasi në shumë studime ato konsiderohen një tregues i hershëm i problemeve të sjelljes që mund të reflektohen edhe në marrëdhëniet me njerëzit.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me denoncimet e fundit, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin dritë mbi rastin.






