
Një situatë e pazakontë është krijuar sot te Urdhri i Psikologut. Pas zgjedhjeve të zhvilluara për drejtuesin e ri të këtij urdhri ,të fituara nga Brunilda Laboviti, kjo e fundit shkoi sot te urdhri i Psikologut, për të marrë postin e ri.
Megjithatë u përballë me presidenten e mëparshme, Valbona Treska, e cila nuk pranoi të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra.
Laboviti më pas thirri në telefon përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra./Tema