Spektakël i vërtetë në stadiumin “Wembley”, ku Paris Saint-Germain dhe Interi u përballën në finalen e shumëpritur të UEFA Champions League. Pas 45 minutave të para, PSG ka kaluar në avantazh 2-0, duke shfaqur superioritet dhe efikasitet përpara portës.

Goli i parë erdhi nga Achraf Hakimi në minutën e 12-të nga asisti i Doue  me një aksion të shpejtë nga e djathta për të mposhtur portierin zikaltër. Golin e dytë e realizoi Doue pas një pasimi të Dimarco.

Tre gola të tjerë u shënuan për PSG në pjesën e dytë duke e çuar pranë fitores klubin francez.

Kjo është finalja e dytë në histori për PSG, pas asaj të humbur në vitin 2020 ndaj Bayern Munich. Ndërkohë, Interi luajti finalen e tij të shtatë, me bilanc të barabartë deri më tani: tre fitore dhe tre humbje. Por humbje si kjo dramatike nuk kishte përjetuar ndonjëherë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu