Është anuluar ceremonia zyrtare e pelegrinazhit bektashi në malin e Tomorrit.

Stuhi të forta dhe një mot me rrebesh dhe rreshje të shumta shiu ranë në Kulmak të Skraparit ku ishte planifikuar rreth orës 10:00 të kësaj të premte 22 Gusht 2025 të mbahej ceremonia zyrtare e pelegrinazhit.

Ky është rasti i dytë i anullimit të ceremonisë zyrtare të pelegrinazhit në Tomorr. Kujtojmë se edhe gjatë vitit të pandemisë Covid-19 ceremonitë u ndaluan ndonse pelegrinazhi u krye nga besimtarët.

Aktivitetet e planifikuara sot për ceremoninë u anuluan, raportojnë mediat lokale./noa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu