Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më si një “detyrim shoqëror”, por si një zgjedhje personale, që shpesh herë… nuk bëhet fare.

1. Liria personale është prioritet
Shumë të rinj e shohin martesën si një ndalesë në udhën e tyre drejt vetë-realizimit. Liria për të udhëtuar, eksperimentuar, ndërruar mendje, apo thjesht për të qëndruar vetëm, ka më shumë vlerë se një certifikatë martese.

Lexo edhe:
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
2. Frika nga dështimi dhe divorci
Në një shoqëri ku ndarja është gjithnjë e më e zakonshme, martesa nuk është më simbol i përjetësisë. Frika nga divorci, kostot emocionale dhe financiare të tij, i bëjnë të rinjtë të hezitojnë të hedhin hapin e madh.

3. Kriza ekonomike = kriza dashurie
Çmimet e larta, mungesa e stabilitetit financiar dhe vështirësitë për të siguruar një jetë të pavarur bëjnë që shumë të rinj të ndihen “të papërgatitur” për martesë. Shumëkush zgjedh bashkëjetesën si një alternativë më fleksibël.

4. Dashuria ka forma të tjera
Tashmë është normale të jesh në një lidhje afatgjatë pa u martuar. Lidhjet moderne janë më pak të ndikuara nga norma sociale dhe më shumë nga mirëkuptimi mes partnerëve. “Pse të martohemi kur gjithçka funksionon edhe pa firmë?”

5. Martesa nuk është më “detyrë”
Dikur, sidomos për gratë, martesa ishte rruga e vetme për të pasur status, siguri dhe qëllim në jetë. Sot, gratë janë të arsimuara, punojnë, dhe zgjedhin. E vetmja arsye për t’u martuar sot… është dashuria e vërtetë – dhe kjo nuk ndodh shpesh.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu