Në muajin qershor të vitit 2016, Britania e Madhe votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në një revoltë populiste që paralajmëroi fitoren tronditëse të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane të po atij viti.

Tani, në qershor të vitit 2024, kandidatët e ekstremit të djathtë, shumë prej të cilëve ndajnë nacionalizmin populist të ish-presidentit amerikan, armiqësinë ndaj emigrantëve, mesazhin e fortë ekonomik dhe përçmimin për elitat qeverisëse dhe institucionet globaliste, sapo fituan fitore të mëdha në zgjedhjet e BE-së.

yacht hotel sarande
Shtohet pyetja se a do të godasë dy herë rrufeja politike?

Votuesit amerikanë nuk ndikohen nga të huajt dhe zgjedhjet presidenciale amerikane, të cilat zhvillohen shtet pas shteti, janë shumë të ndryshme nga ato për Bashkimin Evropian, raporton cnn.

Plus, fitorja e Trumpit tetë vjet më parë kishte të bënte më shumë me mangësitë e fushatës së demokrates, Hillary Clinton sesa me BREXIT-in. Por, presidenti aktual amerikan, Joe Biden duhet të shqetësohet.

Fushata e fundit në Evropë testoi me sukses një mesazh që përzien një koktej të fuqishëm politik – zemërimin publik për atë që perceptohet si migracion i pakontrolluar, dhimbjen e votuesve që përballen me çmime të larta dhe koston për individët në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Një mësim tjetër i zgjedhjeve evropiane është se në një epokë inflacioni, pushtetarët janë të pambrojtur ndaj një elektorati të pakënaqur. Kur Biden të arrijë në samitin e G7 në Itali, ai do t’i bashkohet një kuarteti prej katër liderësh të tjerë perëndimorë të dobësuar politikisht.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, po ndihen të dobësuar nga qortimi që morën nga zgjedhjet evropiane që shpërblyen partitë e ekstremit të djathtë që përkojnë me të kaluarën e errët të kontinentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu