Nga Osman Stafa

Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë djalin nga automjeti i saj, afër QSUT-së. (Bar Oslo, thuhet nga dëshmitarët. Nga aty deri në QSUT, ambulanca e ben per 3 min ose më pak).

yacht hotel sarande

Por ambulanca Martin Canin e nis për tek Spitali i Traumës. Pra shumë më shumë minuta. Mendojeni vete nga QSUT, tek Trauma plus trafiku.

Pse ambulanca e merr djalin dhe niset drejt Spitalit të Traumës?
Pse drejt Traumës kur pak minuta më larg ishte QSUT-ja dhe specialistët?

Sepse me një urdhër skandaloz të ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kur ajo ishte në detyrë, u vendos që të gjitha urgjencat do të shkojnë tek Spitali i Traumës. Ndryshe ka qënë më parë, kur goditjet me thikë, kaçavidë në zemër, etj, shkonin në QSUT. Dhe mjekë të atij spitali nuk mbajnë mend t’u këtë humbur jetën një pacient me goditje në zemër, në rastet që u kanë shkuar të gjallë në spital. Por ky urdhër, ka bërë që edhe ata me goditje në zemër të nisen drejt Traumës.

A mund ta trajtonin kirurgët e Traumës rastin e Martinin?
E para Spitali i Traumës nuk ka Kardiokirurg. Pra ndihmën tek Trauma, 14-vjeçarit nuk ia ka dhënë një kardiokirug, por kirurgët e përgjithshëm.

Sipas burimeve të mia, 14-vjeçari ka patur grumbullim gjaku (e ardhur nga goditja) në zemër dhe ajër në gjoks. Drenazhi torakal, është procedure që në rutinë kryhet nga kirurget e përgjithshëm. Pra është një procedurë për të hequr gjakun e grumbulluar, në rastet që ka traumë në zemër. Por kaq mund të bëhet tek Trauma.

Pas këtij momenti pacienti ka nevojë të futet në atë që duhet qarkullimi ekstrakorporal.
Aparatura që bën këtë proces quhet: Pajisja zemer-mushkeri ose Extracorporeal Circulation Machine. Kjo pajisje nxjerr për pak kohë jashtë funksioni zemrën, duke e kryer vetë procesin e saj.
Kjo i jep kohë kardiokirurgut të riparojë zemrën e dëmtuar. Pa këtë pajisje nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje në zemër.

Pra pajisja zemër-mushkëri është e vendosur në sallën e operacionit në Kardiokirurgji në QSUT. Është e instaluar aty. Kjo pajisje mund të instalohet tek pacienti për 5-6 minuta. Kjo bën të mundur stabilizimin e tensioneve dhe kirurgu vazhdon riparimin i qetë më pas. Ndërkohë pajisja nuk lejon që të humbet gjaku, pasi ai thithet nga aparati dhe më pas aparati vetë ia rikthen pacientit.

Dhe SPITALI I TRAUMËS NUK E KA KËTË PAJISJE. AJO GJENDET VETËM NË KARDIOKIRURGJI NË QSUNT. PRA ÇFARËDO TË BËNIN MJEKËT E TRAUMËS PËR RASTIN E MARTINIT, ATA NUK MUND TA RIPARONIN ZEMRËN PA KËTË PAJISJE.

Sipas burimeve të mia, nëse pacienti do ishte futur në pompë ose qarkullim ekstrakorporal, kishte shanse reale për të mbijetuar. Nëse nuk futet në pompë e më pas të riparohet zemra, vdekja është e sigurt.

Pra nëse do të kishte marrë ndihmë në Kardiokirurgji në QSUT, kishte në favor edhe kohën, edhe pajisjet, që tek Trauma nuk janë.
Por sigurisht, mjekët thonë se mbijetesa varet dhe nga faktore të tjerë. Prsh, sa gjak ka humbur, dhe a ka bërë arrest apo jo.

Por mjekë me eksperiencë thonë se edhe gjaku i humbur rikuperohet që në momentin e drenazhit të toraksit në urgjencë, me një pajisje tjetër, e cila quhet “Cell Saver”, e cila thith gjakun, e pastron dhe ia jep përsëri pacientit.

Unë nuk di të them nëse Martin Cani do ia kishte dalë nëse do kishte shkuar që në fillim në Kardiokirurgji në QSUT.
Por faktet janë këto:
1. Tek Trauma s’ka kardiokirurg
2. Trauma s’ka pajisjen zemër-mushkëri
3. Qsut ka qënë 3 min larg, Trauma mbi 10 minuta larg. (në varësi të trafikut)
4. Sipas dëshmitarëve djali i është dorëzuar ambulancës me shenja jete.

Prandaj Prokuroria duhet të hetojë ngjarjen edhe në këtë drejtim. Martini ka humbur kohë të vyer, duke qënë 3 minuta larg Kardiokirurgjisë dhe është çuar tek Trauma. Martini është çuar në një Spital(Trauma) që s’ka pajisje për trajtimin e rastit të tij. Martini është çuar duke patur një goditje me thikë në zemër, në një spital që s’ka Kardiokirurg.
Prokuroria duhet të hetojë.

Është skandaloze që Ministria e Shëndetësisë nuk e ka riparë këtë urdhër që kushton jetë, të Ogerta Manastirliut. Si mundet kur të gjitha specialistet që shëndetësia jonë i ka, ndodhen në QSUNT, dhe urgjencat duhet të shkojnë tek Spitali i Traumës?
Si mundet që të çosh tek Trauma, pacientë që kanë marrë goditje me thikë, kaçavidë etj, në zemër dhe t’i çosh atje, kur specialisti Kardiokirurg është në QSUT, së bashku me mjetet që i duhen atij për t’i shpëtuar jetën pacientit?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu