Nëse keni përdorur kamera digjitale në fillim të viteve 2000, ka shumë gjasa që një pjesë e madhe e fotove tuaja personale të jenë zhdukur përgjithmonë. Ekspertët flasin për një “vrimë të zezë digjitale”, që prek një brez të tërë kujtimesh të humbura mes viteve 2005–2010.

Kalimi i shpejtë nga fotografia analoge në atë digjitale solli një bum të madh fotosh, por pa sisteme të sigurta ruajtjeje. Fotot shpesh ruheshin në laptopë që u prishën, hard disqe të jashtme, CD, USB, karta memorieje apo faqe online që sot nuk ekzistojnë më.

Problemi u thellua edhe më shumë me mbylljen ose rënien e platformave të hershme online si MySpace, e cila në vitin 2019 konfirmoi se kishte humbur 12 vite të dhëna, duke përfshirë foto, video dhe audio të miliona përdoruesve.

Sipas specialistëve të arkivimit digjital, ajo që dukej si një epokë bollëku fotografik, në realitet ishte një periudhë jashtëzakonisht e brishtë për ruajtjen e kujtimeve personale. Mungesa e “cloud”-it, kostot e larta të ruajtjes dhe besimi i verbër se “interneti nuk harron”, çuan në humbjen e pakthyeshme të miliona fotove.

Edhe sot, ekspertët paralajmërojnë se as ruajtja digjitale nuk është plotësisht e sigurt, nëse nuk bëhen kopje rezervë të shumëfishta dhe nuk përdoren platforma të besueshme afatgjata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu